VILE NE SHITJE, FARKE

Compare Ask a question

Ask a Question

* Required fields

Size guide Share
  • SUPER VILË NË SHITJE
  • Vendndodhja: Kompleksi Rezidencial Barkea
  • Kompleksi i vilave Barkea, i ndodhur në Lunder, Farke, 8 km në juglindje të qëndrës së Tiranës i pozicionuar mes hapësirave të gjelbëruara dhe arkitektures moderne. I përbërë prej 34 vilash të tipologjive të ndryshme, të sistemuara në mënyrë të përshtatshme, Kompleksi Barkea ofron një ambjent ideal banimi duke balancuar komfortin dhe privatësinë.
  • Vilat janë ndërtuar me materiale të teknologjisë së fundit duke respektuar cdo standard europian. Të ndara në 3 nivele banimi, organizimi i hapësirave plotëson cdo nevojë tuajën.
  • Cdo vilë është e pajisur me një hapësirë private përreth saj, ku gjelbërimi, pishina dhe mundësia e aktiviteteve të tjera e bëjnë shtëpinë tuaj ambientin e ëndrrave tuaja.
  • Harmonia midis hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme e bën këtë kompleks komod dhe unik.
  • Kati 0 i vilës është i organizuar me 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe 2 dhoma teknike.
  • Kati 1 organizohet nga living room, një kuzhinë, 1 tualet dhe 1 ballkon.
  • Kati 2 organizohet nga dhoma e çiftit, 1 ballkon, 1 tualet.
  • Kati 3 ose papafingo ndryshe organizohet nga një dhomë e ndarë në 2 ambjente, zyrë dhe ambjent qetësimi.
  • Sip.totale e vilës 303m2 ndërtim, e gjitha me dokumentacion të rregullt.
  • Çmimi: 460 000 Euro.
24 people are viewing this right now

Recently Viewed Products